Veteranët e UÇK-së mbajnë protestë në Fushë Kosovë, respektohet distanca (VIDEO)

E Enjte  09 Korrik 2020 12:47 |
Veteranët e UÇK-së mbajnë protestë në Fushë Kosovë, respektohet distanca (VIDEO)

Sot Organizatat e dala nga lufta e UCK-së dhe Shoqata e të burgosurve politik të Kosovës, kanë mbajtur një protestë simbolike për të kundërshtuar aktakuzat e propozuara nga Prokuroria e Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, shkruan Portali.info

Protesta është mbajtur edhe në Komunën e Fushë Kosovës, ku pjesmarrës ishin një numër i caktuar nga Veteranët e UÇK-së, të cilët kundërshtuan propozim akuzat e bëra nga gjykata speciale për për ish krerët e luftës së UÇK-së, presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Vlen të cekët se të gjith pjesëmarrësit  respektuan distancën sipas rekomandimeve të IKShPK-së, për pandeminë./PORTALI.info/