Zemaj akuzon VV-në për rritjen e rasteve me COVID-19 në Prishtinë

E Enjte  09 Korrik 2020 13:09 |
Zemaj akuzon VV-në për rritjen e rasteve me COVID-19 në Prishtinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar drejtpërdrejt Lëvizjen Vetëvendosje për përhapjen e Covid-19 në Prishtinë.

 
Zemaj duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të VV-së, tha se pandemia Covid-19 ka qitë në kolaps shumë sisteme shëndetësore anë e kënd botës dhe se nuk është imune as Kosova.

Por shtoi se deri tani fatmirësisht situata është menaxhuar mirë dhe se po angazhohen që ky trend të vazhdojë.

“Nuk duhet të përdorni analogji të ndërmarrjes së masave në një situatë të caktuar kur e gjithë bota ishte në konfuzitet se çka është Covid-19. Dhe për këtë arsye ndërmarrja e masave qofshin edhe ato kufizim dhe rikthim në kufizim tash janë përgjegjësi e IKSHPK-së dhe ne i përkrahim plotësisht. Duhet ta dini dhe mos ta përdorni e keqpërdorni sepse Covid-19 ju prek edhe juve. Dhe këtë ish dashtë ta kini parasysh edhe me datën 12 qershor”, tha ai.

Zemaj nxjerri edhe disa statistika të cilat sipas tij rezultuan pas protestës së Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur më 12 qershor në Prishtinë.

Ai bëri përgjegjës VV-në, për përhapjen e mbi 1 mijë rasteve me Covid-19 dhe vdekjen e 10 personave.

“Dhe tani po të tregoj ty dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës se çka ka bërë Covidi pas datës 12 qershor vetëm në Komunën e Prishtinës. Total pas datës 10 qershor i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur dhe 826 janë aktivë. Kjo është përgjegjësi e juaj, e papërgjegjësisë që i keni nxjerr ata njerëz, nuk i keni mbrojtur. Nuk e keni respektuar distancën, nuk i keni respektuar masat mbrojtëse. Andaj, kjo është përgjegjësi politike, morale, etike, profesionale”, tha Zemaj.

Më shumë rreth