Zemaj e jep lajmin e mirë për estradën

E Hëne  28 Shtator 2020 12:19 |
Zemaj e jep lajmin e mirë për estradën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot është takuar me estradën ku njoftoi se ata do të përfshihen në pakon ekonomike, për kompensim.

Ai tha që rekomandimet që mori sot, do ti shtroj për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.

Në takim me estraden, theksova se ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, duke u kujdesur me tërë mundësitë që të pengojmë sëmundjet, para shërimit. Të tilla janë edhe masat anti covid.

 
Ato vendime, janë jo çdo herë të lehta, por domosdo duhet respektuar.

Sigurisht, rekomandimet e marra gjatë takimit të sotëm, do t’i shtroj për diskutim që masat e ndërmarra të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë, edhe për artistët.

Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtarit që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim.

Punë të përbashkët, rezultate të përbashkëta andaj vlerësimi e pastaj edhe përgaditja për ecjen tutje do te jenë fokus i punës sonë të perbashkëta!

Secili të japim maksimumin për ta luftuar virusin.

Më shumë rreth