Zemaj: Masat kundër COVID-19 po respektohen maksimalisht

E Diel  14 Mars 2021 13:15 |
Zemaj: Masat kundër COVID-19 po respektohen maksimalisht

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherë ministër në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se ende nuk ka votuar për kryetarin e ri të kësaj partie.

Por pavarësisht situatës pandemike në të cilën gjendet vendi, në këtë kuvend është parë një numër i madh i njerëzve e shumë prej tyre pa maska apo pa respektuar distancën.

Armend Zemaj tha se masat anti-COVID janë duke u zbatuar maksimalisht.

“Distanca është e garantuar brenda nga sekretaria e LDK-së, delegatët po mbajnë maska dhe dezinfektues ka gjithkah të gjitha masat po respektohen maksimalisht”, u shpreh Zemaj.

“Është duke u mbajtur një atmosferë demokratike, pjesa procedurale ka përfunduar tashmë delegatët janë duke votuar.Ende nuk kam votuar pasi ka radhë nga dega e delegatëve”, shtoi tutje Zemaj.

Ndryshe infektologu Ilir Tolaj ka pasur kritika për mos-respektim të masave anti-COVID në mbledhjen e sotme e cila po vazhdon të zhvillohet.

Më shumë rreth