Zgjedhja e anëtarëve të komisionit për provimin e jurispodencës, VV e quan vendim skandaloz

E Marte  27 Tetor 2020 19:41 |
Zgjedhja e anëtarëve të komisionit për provimin e jurispodencës, VV e quan vendim skandaloz

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, e ka quajtur skandaloze zgjedhjen e anëtarëve të komisionit për dhënien e provimit të jurispodencës, transmeton Portali.info.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thëmë se këto janë arsyet pse ambasadat bojkotojnë proceset dhe shtetet e BE-së nuk japin dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë i Abazit:

Ky vendim skandaloz është në vazhdën e kapjes së shtetit dhe sistemit të drejtësisë. Keto janë arsyjet pse ambasadat bojkotojnë proceset, shtetet e BE nuk japin dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave.

Ky vendim është skandaloz edhe për faktin që në listë ka individ me vepra penale dhe falsifikim nënshkrimesh në dokumente zyrtare.

Këtij regjimi të kapjes së shtetit dhe qeverisë kuislinge ilegale pakurrizore i ka ardhë fundi, sepse durimi për këto idiotsi është konsumuar dhe azauruar.

 

Ky vendim skandaloz është në vazhdën e kapjes së shtetit dhe sistemit të drejtësisë. Keto janë arsyjet pse ambasadat...

Posted by Haki Abazi on Tuesday, 27 October 2020

Më shumë rreth