Zyrtarja e OBSH’së në Kosovë: Mësimi për klasat e ulëta të fillojë, nuk paraqet rrezik për përhapje të pandemisë

Dr. Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se më shqetësuese se numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e infektimit me COVID-19 është numri i lartë i rasteve aktive.
“Mbi 3,900 rastet aktive janë burim i madh rreziku që të infektojnë persona tjerë”, tha ajo.
Humolli thotë se ka sinjale të mira që mund të bie numri i të prekurve me COVID-19 por sipas saj duhen dy javë për të parë trendin se pandemia po zbutet.
“Dy ditë të mira nuk mund të merren si indikatorë domethënës. Duhet edhe për dy javë të ketë rënie të vazhdueshme të sëmundjes”.
Ajo ka thënë se miratimi i Ligjit anti-Covid në Kuvend do të ndihmojë në luftimin e pandemisë dhe plotëson zbrazëtirat që kishte Ligji për Sëmundjet ngjitëse.
Zyrtarja profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka thënë se mësimi për klasat e ulëta duhet të fillojë dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për përhapje të pandemisë.
“Parashkollorët e deri te klasa e pestë të mbajnë mësimin fizikisht në shkollë pasi grup mosha e tyre nuk atakohet nga virusi e as nuk janë burim i përhapjes së virusit. Moshat e tjera mund të mbajnë mësim edhe online, por shkollat profesionale duhet të jetë fizikisht në shkollë. Edhe studentët e mjekësisë duhet të jenë fizikisht në shkollë pasi puna praktike bëhet në vendin e ngjarjes ndërsa ligjëratat mund të bëhen edhe online”, tha ndër të tjera Isme Humolli.
Më shumë rreth

Shtetasi i Shqipërisë u ofroi 1 mijë lekë ryshfet kufitarëve kosovarë, prokuroria i ngritë aktakuzë

Arrestohen dy persona tё huaj dyshuar për vjedhje në Pejë

Selimi kritikon Specialen: Veprimet e saja po prodhojnë efekt politik

Gjuriq: Kemi qenë në kontakt me administratën e re të SHBA-së për një kohë të gjatë

778 gjoba për shkelësit e masave anti-Covid

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së dërgon hetues në Kosovë për punë në terren

Pesë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Kosovë

Prishtinasi rrah vëllanë, e bën për spital

Nga 2023-ta mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të

Zyrtari policor rrah bashkëshorten, arrestohet nga IPK’ja

Moti sot në Gjilan

Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?

Moti në qytetin e Gjakovës

54 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, shtatë në gjendje më të rëndë

Moti sot në Vushtrri
Video
Kush Cka?
Wanda Icardi vë në fokus gjoksin e formësuar në rroba-larje

Era Istrefi rikthehet këtë vit me projekte të reja

Kylie duket mahnitëse me fustan të ngushtë e dekolte të hapur gjatë pushimeve në Meksikë

Lediana kthehet në “Përputhen”, flet për vendimin e saj

Labi bën thirrje për t’i ndihmuar Floriana Musliut, e cila vuan nga kanceri: Nuk po ju kërkoj vota
