Adem Mikullovci flet pas vdekjes së Leze Qenës: Po e lëshoj perden, po fik dritat, pasi që teatri i jonë u mbyll

E Enjte  26 Mars 2020 11:05 |
Adem Mikullovci flet pas vdekjes së Leze Qenës: Po e lëshoj perden, po fik dritat, pasi që teatri i jonë u mbyll

Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci, përmes një njoftimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores Leze Qena, ditën e djeshme.

“Elizabete, më shkove edhe ti! A të kujtohet Leze kur qëndruam bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Unë thash “Leze unë do të shkoj para teje”, e ti më kape veshin dhe më bërtite: Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”, ka kujtuar Mikullovci, përcjell Portali.info.

Në fund, ai ka thënë se kështu siç e kishin biseduar edhe ka ndodhur, andaj tani ka thënë se po e lëshon perden e po fik dritat, pasi që teatri i tyre u mbyll! /PORTALI.info


Më shumë rreth