Adriana Matoshi: Unë dhe Keith nuk jemi shembull i keq për të tjerët, jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë

E Mërkure  23 Qershor 2021 16:17 |
Adriana Matoshi: Unë dhe Keith nuk jemi shembull i keq për të tjerët, jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë

Për aktoren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, sot (e mërkurë) është një ditë vërtetë e veçantë.

Kjo pasi në një datë si kjo një vit më parë, ajo u njoh me partnerin e saj, ish-futbollistin dhe reperin Keith Groeneveld.

Me këtë rast, çifti kanë kujtuar përmes rrjeteve sociale takimin e tyre të parë, përmes fotografive që i kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ndërkohë, teksa e ka publikuar këtë imazh për ndjekësit në InstaStory, Adriana ka në mbishkrimin e saj, ka numëruar të mirat që i ka sjell Keithi që në momentin që ka hyrë në botën e saj.

“Keith kurrë nuk më ka thënë mos kesh shumë, mos e hap gojën e madhe, po dukesh keq, mos e vesh këtë se po dukesh dobët, pse të ka dalë kjo puçërr në ballë e po të vjen era djersë, çka është kjo fytyrë e ënjtur, pse po i fole atij, pse e përqafon atë, kush është ai djalë që ta bëri ‘like’, pse ia bëre follow? Kurrë për asnjë moment nuk ka tentuar të ndërrojë diçka te unë, më ka pranuar me të mirat dhe të këqijat e mia! Për një vit më ka bërë të kuptoj se unë vlej edhe e falënderoj për krejt dashurinë dhe respektin që e ka bërë për mua! Të dashur njerëz, respektoni e duajini partnerët tuaj, se prej dashuria sjell veç të mira”, ka shkruar Matoshi.

Më shumë rreth