Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë

E Premte  30 Korrik 2021 12:00 |
Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë

Që një kohë të gjatë në media rozë është përfolur se modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është bërë nënë për herë të parë.

Megjithatë, ajo vet nuk i ka komentuar deri në mbrëmjen e djeshme, kur vendosi të publikojë disa fotografi në llogarinë e saj personale në rrjetin social “Instagram”.

 

Mes shumë fotografive, Aurela publikoi edhe një foto ku shfaqej duke mbajtur në krah beben e saj dhe një tjetër duke i dhënë gji.

“Më të mirat nga këto ditë”, shkroi modelja e njohur në mbishkrimin e fotografisë, e cila duket se në këtë kohë po shijon ditët më të mira të mëmësisë.

 

Ndërkohë, në hapësirën për komente ajo ka marrë urime të shumta nga ndjekësit, përfshirë një numër i madh fytyrash publike.

Aurela përndryshe tash e sa kohë është zhvendosur në Barcelonë për të jetuar, pas martesës sekrete me një biznesmen të njohur spanjoll.

Paraqitjet e saj në rrjetet sociale dhe në televizion janë më të pakta që nga koha kur duket se pati të reja në jetën e saj private.

Më shumë rreth