Emina Cunmulaj: Gati sa nuk u fejova në moshën 15-vjeçare (VIDEO)

E Premte  25 Shtator 2020 22:14 |
Emina Cunmulaj: Gati sa nuk u fejova në moshën 15-vjeçare (VIDEO)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka treguar e ftuar në emisionin ‘Historia ime’ në ‘Tv Klan’ se si ka ndryshuar jeta e saj dhe si ka qenë ajo para se të largohej nga fshati në Mal të Zi. Emina ka treguar gjithashtu se prindërit mund ta kishin fejuar në moshën 15-vjeçare, por ajo pati guximin e rrallë që t’i kundërshtonte dhe i kërkoi të largohej për t’u bërë modele jashtë vendit.

“Unë gati sa nuk u fejova në moshën 15-vjeçare sepse në atë kohë kështu martoheshin vajzat dhe nuk i pyeste kush. Thoshin ka ardh filani me të pyet për vajzën, është familje e mirë dhe hajde ta fejojmë. Unë i kam patur prindërit të kujdesshëm dhe deri diku më kanë pyetur, ndryshe nga të tjerët që nuk i pyesnin vajzat e tyre. Me babin kam pasur një marrëdhënie që isha më e lirshme të flisja disa gjëra që vajzat e tjera nuk  i flisnin dot me prindërit e vetë.

Babi më pyet a ke ndonjë interes dhe i thashë bab të lutem… Isha vetëm 15 vjeç dhe aty e kuptova që jeta ime do jetë ose në një anë ose në anën tjetër. O do iki të bëj diçka për jetën time o do ngel të bëj një jetë që nuk e dëshiroja.

I thashë babit ti duhet të kesh besim tek unë, dhe babi ngeli i habitur dhe më tha ok vij unë herën e parë me ty. Erdhi babi me mua, kam ik në Gjermani. Pas asaj tha babi nuk kam vajzë unë që të lyp punë derë më derë. Mirëpo me pak vullnet me pak biseda nisën hapat e karrierës sime”, është shprehur Emina, duke i befasuar jo pak ndjekësit e saj me forcën e madhe që ka treguar prej shumë kohësh.