Fisnik Syla reagon për herë të parë pas arrestimit të Fjollës

E Enjte  29 Korrik 2021 08:20 |
Fisnik Syla reagon për herë të parë pas arrestimit të Fjollës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të mbetet në paraburgim pas arrestimit në mëngjesin e 19 korrikut.

Arrestimi i saj erdhi pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Interpoli, meqë mbi këngëtaren rëndon një dënim disa vjeçar i shpallur nga Gjykata e Kukësit në Shqipëri.

Që prej rastit e deri më tash nuk ka pasur ndonjë reagim nga vet këngëtarja lidhur me ngjarjen.

 
Mirëpo të mërkurën në mbrëmje ishte bashkëshorti i këngëtares, Fisnik Syla, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, shprehur mbështetjen e tij për gruan me të cilën u martua këtë vit.

Ai ka zgjedhur një fotografi të çiftit nga martesa në Ishujt Maldive, ku Fisniku shihet i veshur me kostumin e dhëndrit dhe Fjolla me fustanin e bardhë të nusërisë.

 
“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im…Do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet e pa dëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, ka shkruar Fisnik Syla në Facebook.

I njëjti më pas publikoi edhe një tjetër ‘selfie’ të çiftit, të realizuar para pasqyrës në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

 

Më shumë rreth