Genc Morina sjell me klip këngën "Kur perëndon dielli"

E Marte  27 Tetor 2020 23:06 |
Genc Morina sjell me klip këngën "Kur perëndon dielli"

Artisti Genc Morina ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Kur perëndon dielli” quhet kënga e fundit e Gencit, e cila është këngë e viteve të ’60-ta, por që është sjellë e përpunuar në një formë të re e të padëgjuar më parë.

Kjo është kënga e parë solo me këndim e Gencit, pasi që më herët ka pasur projekte solo vetëm si instrumentale.

Artisti në fjalë merret me muzikë qysh nga viti 2000, ndërsa deri më tani ka bashkëpunuar me bendet si Pa Titull, Shok, Gripi, Egoband etj. /PORTALI.info


Më shumë rreth