Harry dhe Meghan/Madame Tussauds merr vendimin e papritur për çiftin

Muzeu Madame Tussauds në Londër njoftoi se do të heqë statujat e dyllit të dukës dhe dukeshës së Sussex-it nga këndi i veçantë i familjes mbretërore. Sigurisht që pati reagime të forta. Vendimi i muzeut erdhi pasi Meghan Markle dhe princ Harry njoftuan se do të tërhiqen nga detyrat mbretërore dhe kërkuan pavarësi financiare.
“Krahas pjesës tjetër të botës, edhe ne po reagojmë ndaj lajmit befasues se duka dhe dukesha e Sussex-it do të tërhiqen nga mbretëria”,-tha Steve Davies, menaxher i përgjithshëm i Madame Tussauds në Londër. ”Nga sot, statujat prej dylli të Meghan-it dhe Harry-t nuk do të shfaqen më në këndin e familjes mbretërore”,-shtoi Davies.
Madame Tussauds tha se ata do të veçohen nga familja për të pasqyryar “rolin e ri progresiv brenda mbretërisë”. Statujat e vendosura në Madame Tussauds në Nju Jork do të largohen gjithashtu. Statujat prej dylli të dukës dhe dukeshës së Sussex-it u zbuluan vitin e kaluar dhe kushtuan nga $195,000 secila.
Të shumtë qenë njerëzit që reaguan të revoltuar mbi vendimet në fjalë. “Seriozisht? Nuk kanë kaluar 24 orë. Ata janë ende mbretërorë, thjesht do të jetojnë ndryshe”,-shkruhet në shumë komente online.
Më shumë rreth

LAJMI I FUNDIT: Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Vjedhje në festivalin ‘Sunny Hill’, mërgimtares ia avullojnë telefonin, pasaportën e qindra euro

Mbi 42 mijë persona e lanë punën brenda 6 muajve

Mosmiratimi i pagës minimale, veteranët presin reflektim nga Qeveria

Del fotoja e parë e Einxhel me barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Hyrje-daljet në pikat kufitare, pritjet te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta

Kosova bëhet gati të fillojë Diplomacinë Qytetare

City e nis me fitore sezonin në Premier League, vendos Haaland me dopietë (VIDEO)

Tre persona të lënduar në aksidentin në Rogovë / Policia jep detaje

Kurti flet për festivalin “Sunny Hill”: Kontributi që jep Dua për Kosovën është i pamatshëm

Kryeministri Kurti: Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë

Çun Lajçi shpërblehet me çmim në Festivalin Internacional të Filmit në Romë

Java e dytë e gushtit me shi e breshër

Sky News: Europa po e sheh një krizë të re në Ballkan, ky shtet në ‘shënjestër’ të konfliktit

Sveçla vizitoi pikën kufitare në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare
Video
Kush Cka?
Kylie Jenner për ditëlindjen e 25-të merr çantë prej 100 mijë dollarësh

Pas rritjes së çmimeve, Arbana Osmani anulon ribotimin e librit të gatimeve

“Rrëmbeu” faqet e para të mediave, zbulohet e dashura balerinë e mbrojtësit të Chelsea-t

Kortney dhe Travis Barker “në luftë” për mbrojtjen e ajrit

Palestër dhe pishinë, e dashura e Vidal “djeg” rrjetet sociale nga Brazili (FOTO)
