Ilda Bejleri shfaqet duke u puthur dhe përkëdhelur me stilistin e njohur (VIDEO)

E Marte  26 Maj 2020 20:35 |
Ilda Bejleri shfaqet duke u puthur dhe përkëdhelur me stilistin e njohur (VIDEO)

Ilda Bejleri dhe stilisti me famë, Joni Peçi janë parë duke u pùthur e përqafuar me njëri tjetrin. Joni ka promovuar së fundmi kreacionin e tij më të ri me veshje që u reklamuan nga miqtë e tij më të ngushtë.

Pjesë e këtij kreacioni ishin emra të njohur të ekranit, disa kishin fatin t’i veshnin krijimet e tij ndërsa disa të tjerë kishin shkuar për ta mbështetur dhe inkurajuar në punën e tij. Ndër ta edhe moderatorja Ilda Bejleri e cila e ka quajtur Jonin mik special dhe artist të mrekullueshëm.

Këtë e bëri pranë publikimit të një videoje në Instagram aty ku shihet duke u pùthur e përqafuar me të, por sigurisht që duke e ditur miqësinë mes tyre nuk ka vend për dyshime. U bë kohë që Bejleri nuk përflitet për ndonjë lidhje, pas asaj me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, të cilën nuk e konfirmoi asnjëherë zyrtarisht për mediat.

Më shumë rreth