Jeff Bezos puthje pasiononte me të dashurën rrugëve të Nju Jorkut (Fotot)

E Shtune  16 Tetor 2021 16:54 |
Jeff Bezos puthje pasiononte me të dashurën rrugëve të Nju Jorkut (Fotot)

Themeluesi i “Amazon”, miliarderi Jeff Bezos u fotografua duke shkëmbyer puthje pasiononte me të dashurën e tij të re Lauren Sanchez, në rrugët e New York-ut.

Bezos, 57 vjeç dhe partnerja e tij, 51 vjeç, nuk i rezistuan dot njëri-tjetrit, pavarësisht njerëzve që kalonin pranë tyre.

Jeff u fotografua me shenjën e buzëkuqit rozë të partneres së tij në buzë dhe në faqe.

Romanca e dyshes u zbulua për herë të parë vetëm disa orë pasi themeluesi i “Amazon” kishte njoftuar se po divorcohej nga gruaja e tij e atëhershme, Mackenzie Scott në vitin 2019.

Para pak ditësh, Jeff Bezos së bashku me Elon Musk u kritikuan nga Princi William, i cili tha se ata nuk duhet të merren me turizmin hapësinor, por të përpiqen të shpëtojnë Tokën.

Duka i Kembrixhit tha se truri dhe mendjet e mëdha duhet të “përpiqen ta riparojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe për të jetuar“.

    

 

 

Më shumë rreth