Jennifer Aniston do të bëhet nënë për herë të parë?

E Marte  13 Prill 2021 18:27 |
Jennifer Aniston do të bëhet nënë për herë të parë?

Aktorja, e cila luan rolin ikonik të Rachel Green në sitcom-in “Friends”, u bashkua me pesë yjet e tjerë të serialit për të xhiruar ribashkimin e shumëpritur. Ndërsa ribashkimi në vetevete është një ngjarje emocionuese për miliona adhuruesit e “Friends” në gjithë botën, mund të ketë edhe diçka tjetër po kaq emocionuese për Rachel Green.

Burime për revistën Closer thonë se ribashkimi e shtyu Aniston të ndante lajmin me miqtë e saj, duke thënë se do të adoptonte një foshnjë. Raportohet se aktorja ka vendosur të adoptojë një vajzë nga shtëpia e fëmijës në Meksikë, “Casa Hogar Sion”.

Jennifer ka qenë mbështetëse e shtëpisë së fëmijës për një kohë të gjatë dhe miqtë e saj thonë se procesi i birësimit do të finalizohet deri në qershor.

Aktorja nuk e ka konfirmuar ende. Vite më parë, në 2011-ën, para se ajo të martohej me bashkëshortin e dytë, Justin Theroux, pati ende lajme për adoptimin e një fëmije nga Casa Hogar, por aktorja i ka mohuar raportime të tilla në të kaluarën.

Ndërkohë, vitin e kaluar ajo risolli në vëmendje zërat për adoptim, kur tha:

“Në të ardhmen dëgjoj të qeshura dhe shoh fëmijë që vrapojnë”, edhe pse në atë kohë ishte ende beqare.

Më shumë rreth