Kanye West i kthehet Jennifer Anistonit: As seriali ‘Friends’ nuk ishte zbavitës

E Marte  27 Tetor 2020 22:36 |
Kanye West i kthehet Jennifer Anistonit: As seriali ‘Friends’ nuk ishte zbavitës

Kanye West i ka kthyer përgjigje Jennifer Anistonit.

Aktorja  Jennifer Aniston, ka kërkuar së fundmi  nga ndjekësit që të mos  votojnë reperin Kanye West në zgjedhjet në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas mediave të huaja, Kanye në nëntor ka shpenzuar rreth tre milion dollarë që emri i tij të vendoset në fletëvotime.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, aktorja ka kundërshtuar veprimin e reperit duke bërë theksuat se zgjedhjet nuk janë qesharake. Jennifer ka treguar arsyen pse mendon se Joe Biden duhet të fitoj zgjedhjet.

E nuk ka munguar reagimi i Kanye West i cili i tha Jenniferit se as seriali “Friends’ nuk ishte zbavitës.

“Wow, intervista me Rogan i paska shokuar. Seriali ‘Friends’ nuk ishte gjithashtu interesant”, ishte shprehur Kanye nëpërmjet një postimi në Twitter.

Derisa përmendi serialin në të cilin luajti Jennifer, Kanye pati komente të shumta, që u detyrua më pas ta fshijë.

Kujtojmë se Jennifer është mbështetëse e Joe Biden.