Meda ndezë qiri, në nderim të Leze Qenës

E Enjte  26 Mars 2020 00:50 |
Meda ndezë qiri, në nderim të Leze Qenës

Kosova mbetet pa aktoren e madhe, Leze Qena pasi ajo sot u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Vdekja e aktores legjendare nga Kosova sot, Leze Qena, ka lënë një boshllëk në artin, teatrin, e kulturën shqiptare.

Në nderim të aktores tanimë të ndjerë, sonte kanë ndezur qirinjë një numër i madh i emrave të njohura.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe këngëtari Meda, i cili ka ndezur qiri në nderim të saj dhe ka kujtuar disa momente së bashku me Lezen. 

Më shumë rreth