“Miracle in Cell No. 7” shpallet “Filmi më i mirë i vitit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir

E Marte  29 Shtator 2020 13:10 |
“Miracle in Cell No. 7” shpallet “Filmi më i mirë i vitit” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir

Filmi i famshëm turk është shpërblyer me çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Izmir.

“Miracle in cell no.7”, që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë e shtatë” vazhdon të shënojë suksese të reja.

Filmi është prodhim i Netflix, i cili është komentuar shumë edhe në trojet shqiptare, ka arritur një sukses të ri.

Filmi së fundi është shpallur “Filmi më i mirë i vitit”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir.

Aktori në rolin kryesor të këtij filmi, Aras Bulut Iynemli (Memo) fitoi çmimin “Aktori më i mirë mashkull”, kurse Nisa Sofiya Aksongur (Ova) çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.