Mozzik nderohet me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani

E Diel  15 Maj 2022 22:22 |
Mozzik nderohet me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani

Mozzik tash e saj vite karrierën e tij në hip-hop zhvilloi përveçse në trevat shqiptare por edhe në ato gjermano-folëse.


Pikërisht për këtë, ai duket se gëzon një respekt të veçantë në diasporën shqiptare në Gjermani.

Së fundi reperi është nderuar me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani.

Lajmin e bëri të ditur vet reperi përmes publikimit të një fotografia gjatë takimin në zyrë me udhëheqësin e kësaj konsullate, Arjan Kashtanjeva.

“Gjatë qëndrimit në Dyseldorf shfrytëzova rastin të vizitoj mikun tim Arjanin – Konsult Gjeneral i Republikës së Kosovës në Dyseldorf – U informova me punën dhe zhvillimet dhe misionet që janë kryer dhe misionet që kanë sjellë shumë suksese në thesarin e Kosovës. Në kuadër të vizitës, mora një dhuratë simbolike nga Konsulti Gjeneral, duke i uruar shumë suksese në rrugëtimet e mëtutjeshme”, ka shkruar reperi.