Mozzik sonte në mesnatë publikon këngën e re “Shko”

E Mërkure  24 Nëntor 2021 19:29 |
Mozzik sonte në mesnatë publikon këngën e re “Shko”

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ashtu siç ka paralajmëruar tregon se sonte në mesnatë sjell këngën e re.

Bëhet fjalë për projektin e dytë që përfshihet në albumin e tij të ri e që mban emrin “Shko”.

Në një postim të ri të ndarë në rrjete sociale, artisti shqiptar u thotë fansave të bëhen gati për atë që do të sjellë.

“Rrini gati në ora 23:59. Sonte. Kënga e dytë e albumit ‘LamboZiki’ me video publikohet sonte”, ka shkruar ai.

Njoftimin e bëri edhe në gjuhën gjermane, duke qenë se tanimë numëron fansa edhe jashtë trojeve shqiptare.
 

Reagimet në komente kanë qenë të shumta, fansat e të cilit mezi po presin për prurjen e re.

 

E fundit e lansuar nga Mozzik mbetet “Bonjour Madame” që njëherësh është bashkëpunim me reperin Noizy.

 

Kjo deri më tani ka mbledhur mbi 14 milionë klikime në platformën YouTube. 

Më shumë rreth