Ndërron jetë aktorja italiane

E Hëne  10 Gusht 2020 21:23 |
Ndërron jetë aktorja italiane

Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit, televizionit dhe kinemasë, ka ndërruar jetë. Aktorja vdiq në shtëpinë e saj në Romë. Valeri sapo kishte mbushur 100 vjeçe (më 31 korrik).

“U shua në paqe, në gjumë,” tha vajza e saj, Stefania Bonfadelli. “E ruajti ironinë deri në fund, deri disa ditë më parë: ishte çelësi i saj për jetën”.

Veprat kinematografike “Sorelle ma solo due”, “Tosca e le altre due”, “Mal di madre”, “Possesso” dhe “Oddio mamma” e bënë audiencën të dashurohej me të.

“Vdekja nuk duhet të na bëjë përshtypje. Është pjesë e jetës dhe ne mund të buzëqeshim me të, me koston e theksimit të pasojave, paranojës dhe ritualeve. Dhe atëherë unë kam qenë gjithmonë me fat sa kam pasur teatrin dhe kur humba dashuritë e mia gjatë rrugës, munda të mbështetesha te miqtë e rinj dhe te kafshët e mia të dashura”, -kështu shprehej dikur Franca Valeri.

Franca Valeri ka qenë një aktore profesioniste jokonformiste që ka shkaktuar pafundësisht të qeshura për breza me radhë. Motoja e saj ishte: “Komedia nuk është dhuratë e natyrës, është punë të trurit”.
Ditën e hënë, më 10 gusht, ora 5 pasdite, do të mbahen homazhe në Teatro Argentina di Roma. Ndërsa funerali do të bëhet privatisht.

Më shumë rreth