Organizoi festë në ishull, kritikohet ashpër Kim Kardashian (FOTO)

E Mërkure  28 Tetor 2020 17:27 |
Organizoi festë në ishull, kritikohet ashpër Kim Kardashian (FOTO)

Kim ka pranuar kritika pas festës së organizuar.

Kim Kardashian West është akuzuar  pasi kaloi ditëlindjen e saj të 40-të në një ishull privat me një grup të madh të familjes dhe miqve, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo për faktin e situatës së shkaktuar ndaj Covid-19.

Nëpërmjet një postimi Kim tha se ndihet tejet e priviligjuar për jetën dhe personat që e rrethojnë.

Disa e vlerësuan sinqeritetin e saj e disa thanë se është aq e pandjeshme ndaj familjeve të prekura nga Covid-19.

“Të pasurit mund të pretendojnë të jenë normalë në një ishull privat”, u shpreh një komentues.

Muzikanti britanik Peter Frampton gjithashtu bëri një reagim.

“A jeni aq i pandjeshëm që nuk e kuptoni se kjo nuk është ajo që shumica e njerëzve gjatë kulmit më të keq të Covid-19 ende duan të dëgjojnë? Njerëzit do të shkojnë në bankat e ushqimit jo në ishujt privatë”, u shpreh ajo.

Më shumë rreth