Rina Balaj vjen me imazhe të reja atraktive, thekson format trupore

E Marte  07 Dhjetor 2021 20:39 |
Rina Balaj vjen me imazhe të reja atraktive, thekson format trupore

Rina Balaj kujdeset që të iu qëndroi afër fansave të saj përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale.

Kënëgtarja e njohur numëron mbi 300 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit ku edhe sjell imazhe provokuese, e që komentohen dhe marrin vëmendje të madhe.

Rina njëjtë ka vepruar edhe këtë herë, e cila postoi një set të ri fotografish ku fokusi kryesor ishte padyshim tek format e saj tërheqëse.

 

Në pozat që solli për fansat e saj, ajo shihet e veshur me një trupore me print leopardi. E cila ia theksonte për mrekulli linjat trupore.

 

“Ajo nuk është ajo që ishte dikur”, ka shkruar Rina sipër postimit, krahas së cilit pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Ndërkohë, kujtojmë që Rina aktualisht po shijon suksesin e albumit të ri “Balerina”.

 

Këngëtarja përveç albumit, pak ditë më parë publikoi videoklipin e këngës “ChaCha” që erdhi në bashkëpunim me partnerin e saj, Sin Boy.

 

Më shumë rreth