Rita Ora publikon video duke vizatuar pa sutjena dhe tregon se i ka operuar bajamet

E Premte  14 Shkurt 2020 09:45 |
Rita Ora publikon video duke vizatuar pa sutjena dhe tregon se i ka operuar bajamet

Rita Ora e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke vizatuar, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen edhe me gjoksin e saj, pasi ka zgjedhur të mos veshë jelekë.

Në përshkrimin e videos, shqiptarja 29-vjeçarje ka treguar se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e bajameve dhe se procedura ka qenë e dhimbshme.

“Para dy javësh iu nënshtrova tonsillektomisë (heqjes së bajameve) dhe më lejoni t’ju them se nuk është shaka. Është shumë e dhimbshme, por në aspektin pozitiv më ka dhënë kohë që të reflektoj në qetësi dhe të shërohem”.

“Është një bekim kur e ke mundësinë të shërohesh në qetësi dhe të vësh gjithçka në një perspektivë dhe të vizualizosh pjesën tjetër të vitit dhe atë që vjen apo atë që dëshiron të arrish”.

Më shumë rreth