Sam Smith zbulon datën e publikimit të albumit të ri “To Die For”

E Enjte  13 Shkurt 2020 22:57 |
Sam Smith zbulon datën e publikimit të albumit të ri “To Die For”

Fenomeni i popi Sam Smith po rrëmben vëmendjen me një njoftim të shumëpritur.

Të enjten (13 shkurt), Smith zbuloi më në fund datën e lëshimit dhe titullin e albumit të tretë.

Me një postim në twitter, ata zbuluan se albumi, i titulluar  To Die For,  do të publikohet zyrtarisht në 1 maj përmes Capitol Records.

“Jam më krenar për këtë album sesa gjithçka që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar Smith në postimin e tij.

“Unë me të vërtetë e kam lënë të lirë vetën në dy vitet e fundit ndërsa shkruaja këtë dhe shpresoj se mund të kërceni dhe të lidheni me këto histori. Është gjithçka për ju, gjithmonë”.

Më shumë rreth