Surprizoi Monikën por i uroi fitoren Donaldit, ‘xhelozojnë’ banorët e tjerë: Fifi do që të fitojë Donaldi

Në spektaklin e kaluar të ‘Big Brother Vip’ Fifi është futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Monikën!
Por, ajo çka ra në sy dhe është diskutuar nga banorët e tjerë është fjala që këngëtarja i tha Donaldit në vesh, që ky i fundit të dali fitimtar nga kjo lojë dhe të fitojë çmimin e madh.
Sipas banorëve, Fifi ishte më tepër e lidhur me Monikën dhe nuk prisnin që t’i thoshte këto fjalë Donaldit.
Kjo situatë është diskutuar edhe në studio nga Iliri, Donaldi dhe Arjola, ndërsa Fifi ka refuzuar që të bëhet pjesë e spektaklit sot!
Pjesë nga debati:
Iliri: Këto janë problemet që shkakton ajo, që shkakton dashuria e gjithanshme kundrejt një personi ose atë që realisht personi mendon për persona të tjerë. Nuk do i thosha kurrë në sy të Sabit që të fitojë një tjetër. Fifi do që të fitojë Donaldi, në dy momentet e ka përcaktuar këtë gjë. Ndoshta sepse nuk e shikon Monikën të fortë. Donaldi ka më shumë shanse se Monika.
Arjola: Nuk kam pasur pritshmëri, në momentin që 2 personave ua ka thënë të njëjtën gjë, Donaldit 3 herë, për mua ka qenë sa për sy e faqe, nuk i heq asnjë presje e pikë!
Donald: Duhet të ishte edhe Fifi! Nuk e kuptoj çfarë i vret kaq shumë që kjo gjëja është diskutuar kaq shumë! Unë nuk e kuptoj pse duhet bërë kaq e madhe! Ndoshta nuk kam qenë njeriu më i afërt me Fifin, por ka pasur disa momente kyçe që e kam kuptuar shumë mirë dhe anasjelltas, gjendjen time dhe mënyrën si jam ndier! Ty të kanë mbështetur të gjithë këtu brenda Arjola, jo sa ç’të kemi mbështetur ne ty! S’kemi dashur të të sulmojmë, s’kemi dashur të ta themi edhe ndonjë fjalë më shumë, të kam lënë, lëre Arjolën lëre.
Më shumë rreth

Kurti niset drejt kryeqendrës amerikane D.C, nuk flet për takime

Ahmeti kritikon ashpër VV-në, rasti i “Abi Çarshia” ishte i motivuar nga inati

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Memli Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Avokati amerikan viziton prindërit e Thaçit në Burojë

Donaldi dhe Bora u shfaqën krah njëri-tjetrit, ky ishte reagimi i Trixës

FSK-ja trajnohet nga instruktorët italianë për aplinizëm ushtarak

Koreja e Veriut mobilizon ushtrinë, rrit gjurmimin mes valës së COVID-19

Saranda Bogujevci: Këto fjalë ia thashë në sy Daçiqit

Arben Gashi: Kështu u përplasëm me Ivica Daçiqin në Kretë, Bogujevci ia përmendi masakrën ndaj familjes së saj
Saranda Bogujevci i drejtohet Daçiq: Ky ish-minister i Millosheviqit mi ka vrarë 16 anëtarë të familjes

Hamiti: Albini po qeverisë ndryshe, por më keq

Hamiti: Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës do të ishte shumë i dëmshëm
