Tayna zgjedh fjalët më të ëmbla për të uruar ditëlindjen e Kejvina Kthellës

E Marte  02 Qershor 2020 18:09 |
Tayna zgjedh fjalët më të ëmbla për të uruar ditëlindjen e Kejvina Kthellës

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e saj.

Me rastin e kësaj ditë të veçantë për të, rep-artistja Tayna ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar shoqen e saj. Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar një video duke u argëtuar së bashku.

“Urime ditëlindjen e bukura Kejvina Kthella, të dua dhe më mungon. Të uroj gjithçka që të dëshiron shpirti e zemra”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Ndërkaq, modelja gjatë kohës së pandemisë coronavirus ka qëndruar në Los Angeles, ku edhe ka ndarë fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj. 

Më shumë rreth