Vazhdon saga e duetit mes Florit dhe Albanit

E Diel  02 Gusht 2020 16:29 |
Vazhdon saga e duetit mes Florit dhe Albanit

Ditëlindja e këngëtares Arilena Ara në jug që bëri bashkë në një vend “rivalët” Alban Skenderaj e Flori Mumajesi nisi një “sagë” mes dy artistëve.

Përmes rrjeteve sociale, dyshja ngacmuan ndjekësit mbi idenë e një bashkëpunimi të mundshëm, të shumëpritur e shumëpërfolur.

 

E mbi këtë pjesë, Alban Skënderaj u pyet së fundmi në një intervistë me gazetarin Eni Shehu.

“A do të kurorëzohet me një këngë? Nuk e di, duhet pyesni Florin. Është sfidë e madhe sepse ne jemi rivalë në fund të ditës” – u shpreh Skënderaj me doza humori.

Nuk ka munguar replika e Florit në InstaStory ku shprehet:

“Pse përgjigje është kjo? Shiko: Ëë.. Alban Skënderaj. Shaka me pak të vërtetë brenda”.

 

Më shumë rreth