Violeta Kajtazi tregon si po e kalon kohën në karantinë, ka një mesazh për fansat

| E Enjte  02 Prill 2020 20:06 |
Violeta Kajtazi tregon si po e kalon kohën në karantinë, ka një mesazh për fansat

Në një prononcim për Portali.info, këngëtarja Violeta Kajtazi, ka treguar se është duke i respektuar rregullat e vetëizolimit dhe po mundohet ta marrë me pozitivitet këtë situatë.

“Po e respektoj që nga data 14 mars, por edhe para kësaj date kam pasur kujdes të shtuar! Dalja ime është në farmaci dhe në marketin e afërt për obligimet tona, por gjithmonë me kujdes”, ka thënë Kajtazi.

Në vazhdim, ajo ka treguar se gjatë kësaj kohe po shikon ndonjë film dhe po komunikon me njerëzit e saj të dashur.

“Po mundohem me e marr me pozitivitet, ndonjë film, po komunikoj me njerëzit e mi të dashur me video, që mos me e ndje ma shumë karantinën, eh si krejt të tjerët besoj”, tregoi ajo për Portali.info.

Për fund ajo ka dhënë mesazhin që ta duam njëri tjetrin dhe të qëndrojmë në shtëpi, duke shpresuar që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë.

“Çdo herë kam dhënë mesazh që ta duam njëri tjetrin! E tani po e them më shumë së kurrë, ta ruajmë veten që t’i ruajmë të tjerët që i duam! Do kaloj edhe kjo situatë e rendë! #RrinëShtëpi”, ka përfunduar këngëtarja.

Kujtojmë se projekti i saj i fundit është “Një jetë e kemi”. /PORTALI.info

Më shumë rreth