Zhvillimi i fëmijëve nga 12-18 muaj

| E Enjte  13 Shkurt 2020 15:58 |
Zhvillimi i fëmijëve nga 12-18 muaj

Çfarë përjetojnë në këtë fazë fëmijët e vegjël dhe si të menaxhojmë me mençuri veprimet e tyre!!!

Fëmijëria e hershme kjo fazë sa e lezetshme po aq delikate për trajtim. Vështirësitë sa vijnë e rëndohen e "nervat" na acarohen kur nuk kemi informata bazike se si duhet t'i menaxhojmë sjelljet e të vegjëlve tanë që nuk janë të qellimshme, por eksploruese ose thjeshtë pjesë e zhvillimit të tyre që do të tejkalohen sapo t'i formësohet logjika dhe të kenë mundesinë të kuptojnë shkak-pasojën.

Qe t'ia lehtesojmë vetës punën e t'i rrisim shëndetshëm bebit tanë, le të kuptojmë ne vijim se nepër çfarë kalojnë fëmijët në këtë moshë:

1.Janë super kurioz : kanë shumë interesim të prekin gjithçka që sapo syri i tyre e ka vu në shënjestër, pa qenë shumë të vetdijshëm për rrezikun dhe për "nëse është e lejuar apo jo"...

*Këshillë: lejojeni të hek merakun e të ushqejë kurreshtjen, por sigurohuni paraprakisht që loja që kërkon ta bëjë të mos jetë me rrezik për të.

2. Ata nuk e kuptojnë konceptin e kohës ende:

Prandaj edhe fazat e adaptimit me njerëz të huaj duhet të bëhen gradualisht dhe në prezencën e njerëzve me të cilën fëmija ndjen siguri (nëna, babai,kujdestaret, edukatoret...)
Mami/Babi vjen me të marr pas 10 min...haa? ...unë kam vetëm orë biologjike që me ushtrohet nga rutina.

*Këshillë: mos e praktikoni tua dorëzoni fëmijët tuaj fytyrave që fëmija i sheh për herë të parë (ose rrallë-herë) qysh në momentin kur ai personi i ri kërkon ta perqafoj ose ta mbajë në duar. Thjeshtë..lejojeni të voglin tuaj të mësohet dalë-ngadalë. Ankthi i ndarjes nga figurat atashuese në këtë rast nuk do lojë, e duhet të trajtohet me shumë seriozitet.

3. Ata nuk e kuptojnë rregullin e as nuk e respektojnë atë: rebel të vërtetë. Prandaj, është betejë e humbur!!!

*Këshillë:e mira e së mirës është që ju fillimisht të siguroni një ambient të sigurtë për ta e përshtatshëm për eksplorim. Pra, mirëupafshim të gjitha gjërave me vlerë derisa të rritemi e të kuptojmë më mirë.
Uuhhh u nisa në drejtim të gabuar..o-oo (të lutem me oriento në ndonjë rrugë më të sigurtë se lehtë me zhvendoset vëmendja). Ndërhyrja fizike është shumë më e përshtatshme se ajo verbale. Pra, ktheje timonin në anën tjetër dhe çështja zgjidhet.

4. Eksplorues të vërtetë: unë kap pjatën, ajo e gjuan, unë kap përsëri dhe ajo përsëri e gjuan...ahhhh nervaaat..
*
Këshillë: ajo po eksperimenton. Tadaaaam. Gëzohuniii sepse ka gjetë një aktivitet për ta argëtuar veten e përveç asaj po i riaktivizon një rrjet neuronesh..juhuuu. Bye-bye nerva se bebi im po mëson.

5. Kanë inteligjencë senso-motorike:

Prandaj më e rrugës është të bini në nivelin e tyre fizik, të mos përdorni shumë fjalë kur doni të ndërhyni në ndonjë veprim. Gjestet që ne i përdorim për t'i komunikuar diçka, janë pra gjuha e tyre që e kuptojnë më së miri.

6. Përceptimi i botës përmes prekjes dhe shijimit:

Literatura dhe praktikat tregojnë që mosha kur fëmijët fusin gjëra në gojë edhe prekin me duar është përafërsisht deri në 18 muaj. Prandaj, ata kanë shumë tëndencë të fusin gjëra të ndryshme në gojë. Për dallim nga të rriturit që botën e përceptojnë me sy, të vegjëlit e kësaj moshe mësojnë përmes prekjes dhe shijimit.

*Këshillë mos ia cenoni këtë kënaqësi që po e zhvillon, lejojeni të mësoj për gjërat që kanë interes për të. Neve na mbetet vetëm të sigurohemi që ato gjësende që po luan me të nuk paraqesin ndonjë rrezik.

E fundit...

Bëni durim, është vetëm çështje kohe. Se kur të flasim për 2-3 vjeçaret..

P.S kur praktikojmë këto këshilla jemi në paqe me veten.

 

Më shumë rreth