5 skuadra në garë për Championsin në Seria A, ja çfarë parashikon rregullorja

E Marte  04 Maj 2021 22:04 |
5 skuadra në garë për Championsin në Seria A, ja çfarë parashikon rregullorja

Me titullin e arritur aritmetikisht nga Inter, lufta për një vend në katër të parët po bëhet gjithnjë e më e ashpër në zonat e para të renditjes. Me 4 javë nga fundi, 5 skuadra po luftojnë për tre vendet që garantojnë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Nga treshja Atalanta-Juve-Milan në kuotën e 69 pikëve, duke kaluar nga Napoli (67) dhe duke arritur tek Lazio (në 64) me një ndeshje më pak.

Për momentin renditja tregon këtë tablo: Atalanta, Juve dhe Milan të kualifikuar për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Lazio duhet të vendosen për Ligën e Evropës. Por janë ende edhe katër javë për t’u luajtur, me 12 pikë në dispozicion, disa përplasje direkte dhe disa kryqëzime me ekipe të rrezikuara. Si përmbledhje, gjithçka është akoma jashtëzakonisht e hapur dhe është vërtet e vështirë të bësh parashikime.

 
Për momentin, përkundër disa ndalesave të fundit (kundër Romës dhe Sassuolos), Atalanta duket se është në pozicionin më të mirë: kalendari i rezervon skuadrës së Gasperinit transfertën me Parmën e rënë matematikisht, ndeshjen në shtëpi kundër Beneventos që rrezikon, përpara se ta mbyllë në Marassi kundër Genoa dhe të presë Milan në atë që duket si një play-off autentik i Ligës së Kampionëve. Bergamaskët janë gjithashtu të favorizuar edhe në rast të një numri të barabartë pikësh, duke qenë përpara në përplasjet e drejtpërdrejta me Juven dhe Lazion; për tu kapërcyer nga Milani duhet të humbasin 4-0 dhe i lëshojë vendin vetëm Napolit.

Juventus në letër është ai që ka kalendarin më të vështirë dhe të dielën me Milanin luhet një pjesë e mirë e objektivit. Pas kuqezinjve, për Pirlon është Sassuolo gjithmonë e vështirë, armiqtë historikë të Interit (të cilët nuk do të tolerojnë asgjë edhe pse janë shpallur kampionë) dhe në fund udhëtimi i në Bolonjë. Mjeshtër i fatit të tyre është Milani, që rrezikon të mbetet me gisht në gojë pas një rrugëtimi shumë të gjatë. Skuadra e Piolit është e vetmja që ka dy përplasje direkte (Juve dhe Atalanta) dhe do të jetë arbitri i garës së mbijetesës, pasi do të përballen me Torinon dhe Cagliarin.

Më tej, por potencialisht me të njëjtat pikë si Napoli në rast të fitores në rikuperimin e 18 majit me Torinon, është Lazio që ka Fiorentinën, Parmën, derbin me Romën në rrugën e saj dhe, për ta mbyllur, ndeshjen jashtë me Sassuolon, që lufton me verdhekuqtë për vendin e 7 që vlen për Conference League. Nëse të 5 pretendentët arrijnë me pikë të barabarta, Atalanta dhe Napoli janë më para, teksa Lazio mund të mbetet jashtë. Milani rrezikon sepse, megjithëse ka dy përplasje direkte, deri më tani ata kanë marrë 6 pikë në 6 ndeshje, mesatarisht një pikë për ndeshje, më e ulëta nga të gjitha. Sipas rregullores, në rastin e më shumë se dy skuadrave të barazuara me pikë në klasifikimin përfundimtar, kanë rëndësi ndeshjet e drejtpërdrejta dhe për këtë arsye edhe diferenca e golave në këto ndeshje. Nëse ekuilibri vazhdon, vlerësohet diferenca e golavarazhit në kampionat dhe pastaj golave në kampionat.

Më shumë rreth