Arrestohet ndihmëstrajneri i Llapit, reagon ashpër Batatina me shokë (VIDEO)

E Marte  27 Tetor 2020 20:03 |
Arrestohet ndihmëstrajneri i Llapit, reagon ashpër Batatina me shokë (VIDEO)

Ndihmëstrajneri i Llapit, Burim Zhjeqi është arrestuar sot pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli-Llapi.

E për krejt këtë ngjarje, nuk ka munguar as reagimi i ashpër i Batatinës me shokë, të cilët e kanë cilësuar të padrejtë arrestimin e Zhjeqit, shkruan Portali.info.

Komunikata e plotë e Llapit:

Jo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi.

Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit.

Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale.

Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë "lidhni"

Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit.

Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas.

Ai është i trishtuar me sjelljet e policisë mbi të, i cili ka pësuar trauma nga sjelljet brutale të Njësisë Speciale

Shërim të shpejtë Burim