As Zidane dhe as Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes për të ardhmen e tij

E Mërkure  24 Nëntor 2021 19:09 |
As Zidane dhe as Messi nuk do të ndikojnë në vendimin e Mbappes për të ardhmen e tij

E ardhmja e Kylian Mbappe nga 1 shtator, vazhdon të mbetet enigmë, pasi që në ditët e fundit PSG refuzoi oferta të majme nga Real Madridi.

Një rrethanë e re tashmë është aktuale te PSG, ku po flitet për ndryshimin e trajnerit.

Por as ardhja e Leo Messit dhe as mundësia e zbarkimit të Zinedine Zidane në stolin e “Parc des Princes”, nuk do ta bëjnë sulmuesin francez të ndryshojë mendje.

Në intervistat e pakta që ka dhënë që nga fundi i verës, Mbappé e ka bërë të qartë se e admironte Leo Messin, por se vendimi i tij ishte i prerë për të braktisur PSG-së de për të nënshkruar me Real Madridin.

Joshje me trajnerin e ri

Në javët e fundit po flitet shumë për një ndryshim në bankinën e PSG-së, ku emri i Zidanes është më i lakuari. Kjo tregon edhe një joshje të mëtejshme drejt sulmuesit.

Por vendimi i Mbappe për largim ka të bëjë me ambicie sportive dhe gjendjen e tij shpirtërore. Skenarët e mundshëm rreth tij nuk do ta ndryshojnë me gjasë këtë vendim.

Besimi në ‘po’

Real Madridi ndjek gjithçka që po ndodh si spektator. Drejtuesit e dinë që momenti i tyre do të vijë nga 1 janari. Ata kanë besimin se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se Mbappe do t’i japë ‘po’ klubit Los Blancos.

Sulmuesi francez po vazhdon të punojë dhe ta durojë presionin rreth tij.

 

Ai mbetet i njëjti dhe luan konkurron në nivelin më të lartë me fanellën e PSG-së dhe kombëtares franceze. Asgjë nuk e ka bërë të ndryshojë dhe gjithçka tregon se kjo do të vazhdojë edhe në muajt në vijim.

Më shumë rreth