Asnjë i infektuar me COVID-19, Drita e plotë për sfidën ndaj Sileks!

E Marte  15 Shtator 2020 15:46 |
Asnjë i infektuar me COVID-19, Drita e plotë për sfidën ndaj Sileks!

Drita e Gjilanit merr frymë lirisht përpara së turit të dytë kualifikues të Europa League me kampionët e Kosovës që do të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut për t’u përballur me Sileksin.

Të gjithë lojtarët e Dritës u janë nënshtruar testeve ndaj COVID-19 dhe kanë rezultuar negativë, kështu që e gjithë skuadra do të udhëtojë drejt Maqedonisë. Drita e pësoi njëherë nga COVID-19 teksa u eliminua nga Champions League duke humbur 3-0 në tavolinë finalen e turit paraeliminator ndaj irlandezo-veriorëve të Linfield për shkak se lojtari Namani rezultoi pozitiv me koronavirus dhe e gjithë skuadra u fut në karantinë nga shteti zviceran.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediet kosovare drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, i cili zbulon se testet janë kryer në Durrës. “Dje në mëngjes jemi testuar i gjithë ekipi këtu në Durrës dhe nga rezultatet e marra sot, i gjithë ekipi ka rezultuar negativë për Covid-19”, mësohet të jetë shprehur ai për mediat dardane.

Më shumë rreth