Barcelona bën gati planin për rihapjen e stadiumit me tifozë

E Marte  02 Qershor 2020 23:37 |
Barcelona bën gati planin për rihapjen e stadiumit me tifozë

Barcelona kërkon që stadiumi “Camp Nou” të rihapet për tifozët në mënyrë graduale. Situata e pandemisë në Spanjë ka njohur përmirësim të dukshëm në javët e fundit, ndaj dhe shpresat e klubit katalanas janë të mëdha se situata do të ndryshojë.

“Mundo Deportivo” raporton se së fundmi klubi blaugrana ka paraqitur një projekt për hapjen e stadiumit për rihapjen fillimisht në masën 30 për qind të stadiumit, në shtator synohet për 50%, ndërkohë që parashikohet që hapja totale të ndodhë në vitin 2021.

Tifozët e abonuar mund të bëjnë kërkesë që të jenë të pranishëm në një nga 5 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni: Leganes, Athletic Bibao, Atletico Madrid, Espanyol dhe Osasuna. Gjithsesi mungon një gjë shumë e rëndësishme, autorizimi nga Ministria e Shëndetësisë, që vështirë jap miratimin për këtë projekt-plan.

Më shumë rreth