Barcelona mund të njoftoj rinovimin e kontratës së Messit shumë më herët nga sa pritej

E Mërkure  04 Gusht 2021 11:59 |
Barcelona mund të njoftoj rinovimin e kontratës së Messit shumë më herët nga sa pritej

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi mund të jetë më afër nënshkrimit të një kontrate të re me Barcelonën sesa pritej fillimisht.

Ylli argjentinas mbetet një lojtar i lirë pasi zyrtarisht mbeti pa kontratë te Barcelona në fund të qershorit apo më saktë nga 1 korriku.

Siç qëndrojnë gjërat, Barca mbetet e paaftë për të regjistruar një marrëveshje të re me La Ligan për shkak se është dukshëm mbi kufirin e tyre të pagave.

Por, duket se ka një shpresë të re që Blaugranat të paktën të arrijnë një marrëveshje të re me Messin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo nëpërmjet Forbes, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është duke punuar në detajet përfundimtare të një marrëveshje me Messin dhe shpreson të njoftoj nesër (e enjte) një kontratë të nënshkruar.

Laporta thuhet se është e prirur të njoftojë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, megjithëse është e paqartë nëse kontrata do të regjistrohet në La Liga duke pasur parasysh situatën aktuale të Barçës.

Vlen të përmendet se katër përforcimet e reja të Barcelonës kanë nënshkruar edhe kontrata, por ende nuk janë të regjistruar në La Liga për të njëjtën arsye.

Duke thënë këtë, Messi thuhet se është në rrugën e duhur për të nënshkruar një kontratë të reduktuar e cila do të jetë më miqësore me faturën e pagës së Barcelonës, dhe kjo duhet t’i bëjë gjërat pak më të lehta për klubin nga Camp Nou.

Messi do të duhet të regjistrohet para 15 gushtit për të luajtur në ndeshjen hapëse të Barcelonës në La Liga, ndërsa 1 shtatori do të jetë mundësia e fundit për t’u regjistruar para janarit.

Më shumë rreth