Bartomeu: Për Ansu Fati refuzova 150 milionë euro, ja kush ma këshilloi Coutinhon

E Premte  15 Tetor 2021 16:22 |
Bartomeu: Për Ansu Fati refuzova 150 milionë euro, ja kush ma këshilloi Coutinhon

Ish presidenti i Barcelonës është rikthyer të flasë për menaxhimin e klubit katalan, teksa ndër të tjera është ndalur edhe te blerja e Philippe Coutinhos, për të cilin u shpenzuan rreth 160 milionë euro, por deri tani nuk ka arritur të justifikojë aspak këtë shifër.

“Coutinhon e morëm shtrenjtë dhe të them të drejtën nuk kam qenë shumë I bindur për blerjen e tij. Megjithatë Suarez dhe Messi më nxitën ta blej, pasi thoshin se është një lojtar shumë i talentuar, që do të na bënte shumë punë”, u shpreh Bartomeu.

Aktualisht numrin 10 te Barcelona e ka marrë Ansu Fati, një sulmues shumë i talentuar i dalë nga akademia e klubit katalan, për të cilin Bartomeu ka zbuluar se refuzoi një ofertë 150 milionë euroshe verën e 2020-ës.

“Në verën e 2020-ës, një klub anglez na bëri një ofertë zyrtare prej 150 milionë eurosh për kartonin e Ansu Fati. Me të mund të kishim zgjidhur problemet ekonomike, por e refuzuam, pasi menduam më shumë për aspektin sportive”, tha Bartomeu.

Më shumë rreth