Bayerni mposht Dortmundin, dhe i afrohet titullit, shkëlqen Kimmchi me një super gol (VIDEO)

E Marte  26 Maj 2020 20:28 |
Bayerni mposht Dortmundin, dhe i afrohet titullit, shkëlqen Kimmchi me një super gol (VIDEO)

Bayern Munich hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Flick fitoi klasiken e futbollit gjerman 1-0 kundër Dortmundit në transfertë

Edhe pse pritej një duel mes Haaland dhe Lewandowskit, asnjëri prej tyre nuk mundi që të linte gjurmë në këtë ndeshje. Pas një dominimi në lojë, kampionë e Gjermanisë gjetën golin në fundin e pjesës së parë. Joshua Kimmish realizoi një magji të vërtet me një goditje me parabël shumë të bukur duke befasuar portierin Burki.

Në pjesën e dytë, Favre mundohet të ndryshojë diçka në ekipin e tij, por u befasua edhe nga dëmtimi i Haaland që doli nga fusha në minutën e 72-të. Dortmundi dominoi në lojë, por rrezikoi shumë pak portën e Neuer, i cili ishte në një ditë fantastike.

Bayerni arriti që të ruante avantazhin deri në fund, duke mbetur në krye të renditjes me 64 pikë, 7 më shumë se Dortmundi, teksa mbeten edhe 6 javë nga fundi.

 

Më shumë rreth