Bayerni përmbys Dortmundin pas pjesës së parë

E Shtune  04 Dhjetor 2021 19:25 |
Bayerni përmbys Dortmundin pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dortmundit dhe Bayernit në “Signal Iduna Park”, e vlefshme kjo për xhiron e 14-të në Bundesliga.

 
Bayerni ka arritur të përmbys rezultatin ndaj Dortmundit, duke mbyllur 45 minutëshin e parë me rezultat 2-1 si mysafir.

Vendasit kaluan në minutë të hershme në epërsi kur gjermani Julian Brandt realizoi një gol të bukur në minutën e 5-të pas një asistimi të Bellingham.

Gëzimi i vendasve zgjati pak pasi sulmuesi Robert Lewandowski realizoi në minutën e 9-të për t’i barazuar shifrat.

Pak para mbylljes së pjesës së parë, mysafirët kaluan në epërsi nëpërmjet Kinglsey Comanit pas një tollovie në pjesëfushën e portierit vendas.

Më shumë rreth