Challandes: Humbje që djeg, e ardhmja ime në dorë të FFK-së!

E Marte  12 Tetor 2021 23:52 |
Challandes: Humbje që djeg, e ardhmja ime në dorë të FFK-së!

I zhgënjyer për humbjen ndaj Gjeorgjisë në Fadil Vokrri, trajneri i Kosovës Bernard Challandes, me zviceranin që në lidhje me një shkarkim të mundshëm të tij ja kaloi topin presidentit të Federatës, Agim Ademi.

“Mendoj që jam i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtëm mirë dhe dolëm pa pikë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë.  Krijojmë mirë por mungon pasimi i fundit. Pjesën e dytë kemi qenë dominant, por ka munguar tranzicioni. Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5 por ne kemi mundur të grumbullojmë më shumë pikë. E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk kemi rezultate dhe nuk e mendoj të ardhmen. Bëjë punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm të Federatës së Futbollit.”

Më shumë rreth