Derbi Milan - Juventus përfundon me barazim (VIDEO)

E Enjte  13 Shkurt 2020 22:57 |
Derbi Milan - Juventus përfundon me barazim (VIDEO)

Milani nuk ka arritur të mbahet deri në fund dhe ka barazuar 1-1 me Juventusin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Rossonerët kanë lëshuar terren në fund duke barazuar me Juventusin dhe duke dështuar të bëjnë një hap para drejt arritjes në finale.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa arritur të krijojnë raste të pastra për gol dhe pas 45 minutave rezultati shënonte 0-0.

Në pjesën e dytë, skuadrat hyn më kërkuese dhe krijuan më shumë raste në tentim të golit.

Vendasit ishin më kërkues duke rrezikuar me anë të Ante Rebic (47’) dhe Zlatan Ibrahimovic (60’), por pa pasur sukses të tundin rrjetën.

Në minutën e 61-të të ndeshjes në skenë doli përsëri kroati Rebic, i cili u gjend mirë në zonë duke shënuar për 1-0 pas asistimit të Samu Castillejos.

Pas këtij goli, Juventusi pati diçka më shumë duke tentuar barazimit, ndërsa në anën e tyre ishte edhe përparësia që Milani mbeti me një futbollistë më pak, pasi Theo Hernandez (72’) u largua nga loja pas dy të verdhve.

Zonja e Vjetër pati rast të mirë me Paolo Dybalan (84’), por goditja e tij shkoi pranë pingules, ndërsa goli i barazimit 1-1 erdhi në minutat shtesë.

Ishte Cristiano Ronaldos, i cili shënoi nga pika e bardhë dhe vulosi barazimit 1-1 në këtë ndeshje.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 4 mars në Allianz Stadium të Juventusit.

Më shumë rreth