“Final Four” në Stamboll për të përfunduar Championsin dhe Europa League!

E Diel  15 Mars 2020 15:15 |
“Final Four” në Stamboll për të përfunduar Championsin dhe Europa League!

Ndërkohë që emergjenca sanitare ka izoluar botën, UEFA po mendon për opsionet e mundshme për të mbyllur me sukses këtë edicion të Champions League dhe Europa League.

Nga faqet e gazetës spanjolle As kanë dalë disa prapaskena lidhur me hipotezat që po mendohen në Nyon prej disa ditësh. Ideja e fundit e drejtuesve të UEFA-s është për një Final Four me një qëndër të vetme, Stambollin dhe stadiumin ku ishte në program finalja e Championsit.

Dy gjysmëfinale teke dhe një finale e madhe siç ndodh në Euroleaguen e basketbollit. Kjo ide do t’u propozohet federatave të futbollit të martën në mbledhjen e jashtëzakonshme të UEFA-s. Ky opsion do të merret patjetër në konsideratë pasi është një mundësi e mirë për të përfunduar në kohë Champions Leaguen dhe Europa Leaguen.