Finalja e Kupës FA – Lampard i pavendosur kë të startojë në portë

E Premte  31 Korrik 2020 22:22 |
Finalja e Kupës FA – Lampard i pavendosur kë të startojë në portë

Frank Lampard ka një dilemë të madhe para finales së madhe në Kupën FA.

Nesër, Chelsea i Frank Lampard do të kontestohet në finalen e Kupës FA nga skuadra e Arsenal.

Para këtij takimi, Chelsea ka probleme të mëdha në portë, me Kepa Arrizabalaga që nuk po gjen formën më të mirë.

Kështu, në këtë situatë, Lampard nuk është i vendosur se kë do ta startojë në pozitën e portierit.

“Është e vështirë, pasi kemi konkurrencë në skuadër. Unë kam ndryshuar kohë pas kohe, konsiderojmë ndeshjet sipas radhës, për ndeshje të mëdha është më e vështirë”, ka thënë Lampard.

“Unë e di sa lojtarët duan të jenë në këto ndeshje, por njerëzit nga banka kanë dhënë shumë në ndeshjet e fundit”, ka shtuar anglezi.

Kepa Arrizabalaga po kontestohet nga veterani Willy Caballero. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e parë nesër.

Më shumë rreth