Fitore e vështirë, por shumë e vlefshme për Interin (VIDEO)

E Diel  11 Prill 2021 14:30 |
Fitore e vështirë, por shumë e vlefshme për Interin (VIDEO)

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Antonio Contes mori fitoren e radhës në kampionat kundër Cagliarit, në shifrat minimale 1-0.

Ishte një duel i vështirë për zikaltërit që hasën vështirësi në gjetjen e hapësirave. Në pjesën e parë rastet për shënim ishin të pakta. Në minutën e 69-të ndërkohë De Vrij gjeti shtyllën pas një tentative me kokë.

Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi në minutën e 77-të, gjatë një aksioni të bukur të Hakimit në krahun e djathtë, mbrojtësi maroken shërben në zonë për Darmian, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Me këtë fitore Interi ruan kreun me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendin të dytë.

Më shumë rreth