Juventus e mbyll e para Grupin H, përfiton nga ndalesa e Chelsea-t në Rusi (VIDEO)

E Mërkure  08 Dhjetor 2021 20:41 |
Juventus e mbyll e para Grupin H, përfiton nga ndalesa e Chelsea-t në Rusi (VIDEO)

Juventus e mbyll si kryesuese Grupin H, duke përfituar nga ndalesa e Chelsea-t ndaj Zenitit. Bardhezinjtë fituan minimalisht ndaj Malmos, një ndeshje që e dominuan, por që shpërdoruan shumë në sulm. Golin e vetëm do ta shënonte Moise Kean në minutën e 18-të me një goditje me kokë, pas një asisti fantastik të Bernadeschit. Më tej sulmuesi italian do të humbiste disa mundësi shumë të mira për të realizuar gola të tjerë.

Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 3-3 në Rusi ndaj Zenitit. Timo Werner shënoi që në minutën e dytë, por Claudinho dhe Serdar do të realizonin dy gola, duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë. Blutë e Londrës reaguan mjaft mirë në fraksionin e dytë duke shënuar dy gola me Lukakun dhe Werner. Gjithsesi në fundin e ndeshjes,Ozdoev shënoi një super gol nga distanca, duke e spostuar Chelsea-n në vendin e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/


Më shumë rreth