Juventus fitore dramatike ndaj Interit, mban gjallë shpresat për Championsin (VIDEO)

E Diel  16 Maj 2021 08:18 |
Juventus fitore dramatike ndaj Interit, mban gjallë shpresat për Championsin (VIDEO)

Juventusi ka arritur një fitore të vështirë 3-2 ndaj Interit për të mbajtur ende gjallë shpresën për t’u renditur të paktën në vendin e katërt që siguron pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Zonja e Vjetër” duhet të shpresojë në një gabim të Milanit ose Napolit në ndeshjet e radhës që matematika ta mbajë mes më të mirave të Europës. Ekipi i Pirlos kaloi i pari në avantazh me Ronaldo, por 10 minuta më vonë barazoi Lukaku 1-1. Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë të takimit në fitore falë një goli të Cuadrado.

Në pjesën e dytë, Juve mbeti me 10 lojtarë pas një kartoni të kuq të Betancur. Kur ndeshja shkonte drejt fundit gjatë një rrëmuje në zonë Chiellini e  dërgon topin në rrjetën e tij.

5 minuta më vonë Cuadrado “vjedh” një penallti që u shndërrua në gol nga po ai. Me rezultatin 3-2 u mbyll dhe ndeshja për të mbajtur gjatë shpresat e Juventusit për Champions League.