Kandidati për president te Reali: Do të largoj Zidane dhe rikthej Ronaldon!

Biznesmeni Enrique Riquelme ka vendosur t’i bëjë konkurrencë Florentino Perezit në garën për presidencën e klubit të Realit të Madridit, që pritet të mbahet këtë vit.
32-vjeçari spanjoll duket i vendosur ta sfidojë dhe t’i marrë karrigen e presidencës së klubit më të titulluar në Europë. Në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, Riquelme pranoi se dëshiron të rikthejë në Madrid një nga futbollistët që ka lënë më shumë gjurmë aty, Cristiano Ronaldon, i cili aktualisht është pjesë e italianëve të Juventusit.
“Ka dhënë shumë për futbollin dhe për Realin e Madridit, ndaj do të kem si objektiv ta rikthej sërish në “Santiago Bernabeu”. Për mua nuk ekzistojnë futbollistë të vjetër dhe të rinj, por të fortë dhe më pak të fortë”, deklaroi Riquelme.
Nëse biznesmeni 32-vjeçar ia del të fitojë zgjedhjet, atëherë Zinedine Zidane duhet të bëjë gati valixhet për të lënë Madridin, pasi Riquelme pranon se nuk i pëlqen aspak stili i lojës i trajnerit francez.
“Zidane nuk do të ishte trajneri i Realit tim, por drejtuesit do të punonin për të afruar një trajner tjetër, sigurisht me një strategji tjetër loje. Personalisht më pëlqen shumë Klopp, por edhe Raul po bën shumë mirë dhe është një emër që ka mbështetjen e të gjithëve”, u shpreh Riquelme.
Më shumë rreth

Përplasje të ashpra e akuza të rënda për njëri-tjetrin në mes Mulla Osmanit me Milaim Zekën e Halil Matoshin

Chelsea kualifikohet në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

PSG eliminon kampionët në fuqi pavarësisht humbjes (VIDEO)

Bayerni zhbllokon duelin ndaj PSG-së, shënon Choupo-Moting (VIDEO)

“Nuk e kam takuar që atë ditë”, Haradinaj flet për raportet me Reshitajn, tregon se a do përjashtohet nga AAK

Fiks Fare! Shefi i Kardiologjisë në QKUK ushtron profesionin pa diplomë e pa licencë

Haradinaj: Vjosa Osmanin nuk e kemi bllokuar me votë, Thaçin po

E quajti sekser Sali Zybën, deklarohet Haradinaj

Kur mendohet të lejohen dasmat? Ministria Vitia mban takim me kryetarin e OHT-së

Përfaqësuesi i ShBA-së në OKB: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përfundojë

Opozita e kritikon Kurtin për “përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri”

Këto janë të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e qeverisë

12 të vdekur dhe 494 raste të reja me COVID-19

Vendos Qeveria: 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave antiCOVID
