Lautaro refuzon rinovimin me Interin, kampioni italian mendon shitjen e tij

E Shtune  31 Korrik 2021 11:31 |
Lautaro refuzon rinovimin me Interin, kampioni italian mendon shitjen e tij

E ardhmja e Lautaro Martinezit duket se do të jetë larg Interit.

Sulmuesi argjentinas prej tri vitesh spekulohet për një largim nga Neroazzurët, por ky duket se është viti ideal.

Kontrata e Lautaros skadon në verën e 2023-shit dhe Interi arriti një marrëveshje paraprake për rinovimin e saj me një rritje të ndjeshme të pagës, por që gjithçka u ndalua, pasi argjentinasi ndryshoi menaxher dhe përfaqësuesi aktual ka refuzuar të ulet për negociata me zikaltrit.

Synimi i Neroazzurëve është që ta blindojnë futbollistin me një kontratë deri në vitin 2025 ku do të fitonte 4,5 milionë euro në sezon, por gjithçka u ndalua.

Agjenti i ri i lojtarit i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se klienti i tij meriton pagë edhe më të lartë se sa ajo aktualja.

Kontrata e Lautaros me Interin skadon në verën e vitit 2023 dhe kampioni italian dëshiron që ta vazhdojë atë, por nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë Lautaro do të nxirret në shitje.

Ditë më parë Arsenali ofroi 80 milionë euro për futbollistin, por vet argjentinasi refuzoi kalimin në Londër.

Dëshira e Lautaros është që në rast të largimit nga Interi, karrierën ta vazhdoj në La Liga.

Më shumë rreth