Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Southamptonit, titulli vendoset në 90 minutat e fundit (VIDEO)

E Marte  17 Maj 2022 22:57 |
Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Southamptonit, titulli vendoset në 90 minutat e fundit (VIDEO)

Liverpooli shtyn për në 90 minutat e fundit betejën për titullin kampion së bashku me Manchester City-in. Skuadra e Klopp mori një fitore 2-1 në transfertën ndaj Southamptonit të Armando Brojës.

Sulmuesi i Kombëtares sonë e nisi ndeshjen si titullar, por la gjurmë vetëm në minutat e para me një veprim fantastik brenda zonës, por në fund u ndal nga portieri Alisson.

Redmond zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 13-të për vendasit, por Liverpooli do të reagonte shumë shpejt. Minamino barazoi shifrat në minutën e 27-të, ndërkohë që në fraksionin e dytë Matip realizoi me kokë golin e përmbysjes. Liverpooli tashmë ngjitet në kuotën e 89 pikëve, vetëm 1 më pak se City kryesues.